Skip to content

NJOFTIMI I PRIVATISË PËR APLIKACIONIN

1. HYRJE

1.1 Ky Njoftim i Privatësisë shpjegon se si WSA mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale kur përdorni këtë aplikacion (këtu e në vijim “Aplikacioni”).

1.2 Me WSA do të kuptohet WS Audiology Denmark A/S, e themeluar në Danimarkë (këtu e në vijim referuar si “WSA”, “ne”, “neve”, “jonë”) dhe ne konsiderohemi kontrolluesi i të dhënave për përpunimin e të dhënave tuaja personale kur ju përdorni këtë aplikacion.

1.3 WSA është pjesë e një organizate globale dhe nëse jepni pëlqimin tonë për përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime kërkimi dhe zhvillimi, ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se ne do t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale së bashku me disa nga shoqëritë e grupit tonë. Në aspektin ligjor, ne konsiderohemi të ashtuquajtur kontrollues të përbashkët. Ju mund të lexoni më shumë rreth mënyrës se si ne i përpunojmë së bashku të dhënat tuaja personale në Seksionin 5.

1.4 Informacionet e kontaktit të të gjithë kontrolluesve të të dhënave mund t’i gjeni në Seksionin 2.1 dhe mënyrën se si i kemi ndarë përgjegjësitë mes nesh në Seksionin 2.2.

1.5 Ju lutemi kini parasysh se jo të gjitha funksionet e përshkruara më poshtë janë të disponueshme në të gjitha shtetet dhe për këtë arsye ato mund të mos jenë të disponueshme për ju.

1.6 Të dhënat tuaja personale do të përpunohen në përputhje me këtë Njoftim të Privatësisë dhe ligjin në fuqi. WS Audiology Denmark A/S është themeluar brenda Bashkimit Europian dhe për këtë arsye Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (Bashkimi Europian) 2016/679 e datës 27 Prill 2016 për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave (këtu e në vijim “GDPR”) zbatohet për përpunimin tonë përveç çdo rregulloreje lokale të zbatueshme të privatësisë. “Të dhëna personale” nënkupton çdo informacion që lidhet me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm.

 

2. PËRGJEGJËSIT

2.1 WS Audiology Denmark A/S është përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale kur përdorni këtë Splikacion, shihni më shumë në Seksionin 4. Informacioni i kontaktit të WS Audiology Denmark A/S është:

WS Audiology Denmark A/S
Reg. no. 15771100
Nymøllevej 6,
3540 Lynge
Danimarkë
Telefon +45 44 35 56 00
Adresa elektronike: privacy@wsa.com

Nëse pranoni dhe na lejoni të përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllime kërkimore dhe zhvillimore, WS Audiology Denmark A/S është bashkërisht përgjegjës për një përpunim të tillë së bashku me dy shoqëritë tona të grupit, Sivantos GmbH dhe Sivantos Pte. Ltd. Informacioni i kontaktit të Sivantos GmbH dhe Sivantos Pte. Ltd është:

Sivantos GmbH,
Reg. no. DE30144051,
Henri-Dunant-Straße 100,
91058 Erlangen, Gjermani
Numri i telefonit: +49 91313080
Adresa elektronike: privacy@wsa.com

Sivantos Pte. Ltd.,
Reg. no. 198600657G,
18 Rruga Tai Seng, #08-08,
Singapor 539775
Numri i telefonit: +65 6370 9666
Adresa elektronike: privacy@wsa.com

2.2 WS Audiology Denmark A/S, Sivantos GmbH dhe Sivantos Pte. Ltd. kanë bërë një marrëveshje që rregullon përgjegjësitë tona përkatëse sipasNenit 26 të GDPR.

Për sa më sipër, ne kemi rënë dakord që WS Audiology Denmark A/S është përgjegjësi kryesor për të siguruar një bazë të ligjshme për përpunimin tonë dhe që ju të jeni të informuar për përpunimin tonë dhe të drejtat tuaja. Më tej, WS Audiology Denmark A/S është përgjegjës për t’iu përgjigjur çdo kërkese që mund të keni dhe në lidhje me sigurimin dhe fshirjen ose anonimizimin e të dhënave tuaja personale kur kërkohet.

Pavarësisht nga sa më sipër, ju mund të kërkoni të drejtat tuaja me dhe kundër cilitdo prej kontrollorëve të të dhënave.

 

3. ZYRTARI I MBROJTES SË TË DHËNAve

3.1 Ju gjithashtu gjithmonë mund të kontaktoni drejtpërdrejt zyrtarin tonë për mbrojtjen e të dhënave (“ZMD”), i cili është personi përgjegjës për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe ushtrimin e të drejtave tuaja sipas ligjit në fuqi. Ju lutemi përdorni adresën e mëposhtme elektronike: dpo@wsa.com

 

4. TË DHËNAT E PËRPUNUARA KUR PERDORNI APLIKACIONIN DHE TIPARET E TIJ

TË DHËNAT QË DUHET TË MBLEDHIM

4.1 Si prodhues i pajisjeve mjekësore, ne jemi të detyruar të përmbushim kërkesat rregullatore. Për të siguruar dhe dokumentuar që Aplikacioni dhe aparatet e dëgjimit e juaja përputhen me rregullat dhe standardet aktuale në lidhje me cilësinë, sigurinë dhe performancën, ne mbledhim të dhëna të caktuara personale për ju. Kategoritë e të dhënave personale që mbledhim janë:

4.1.1 Të dhënat për pajisjen tuaj celulare, duke përfshirë llojin e telefonit tuaj dhe vendin ku përdoret pajisja.

4.1.2 Të dhëna për Aplikacionin tuaj dhe përdorimin e Aplikacionit, duke përfshirë markën e Aplikacionit tuaj dhe mënyrën se si përdoret Aplikacioni nga ju (cilat faqe shikoni, cilat tipare dhe si i përdorni ato).

4.1.3 Të dhëna për aparatet e dëgjimit dhe përdorimin, duke përfshirë numrin e serisë dhe modelin dhe sa shumë i përdorni aparatet e dëgjimit (koha e përdorimit).

4.1.4 ID-të, vulat kohore dhe të dhënat teknike si regjistrat dhe regjistrat e aksidenteve nga Aplikacioni dhe aparatet e dëgjimit, duke përfshirë vulat kohore që përcaktojnë se kur konfigurimet në aparatet tuaja të dëgjimit janë ndryshuar për herë të fundit nga Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit.

4.1.5 Baza ligjore për përpunimin tonë janë kërkesat ligjore (neni 6(1)(c) dhe 9(2)(i) i GDPR).

 

TË DHËNAT QË PËRPUNOHEN NËSE PËRDORNI TIPARIN TELECARE

4.2 Në varësi të llojit të aparateve tuaja të dëgjimit dhe vendit ku ndodheni, Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit mund t’ju ofrojë shërbime Telecare në distancë.

Me pëlqimin tuaj dhe me qëllim që t’ju mundësojmë të përdorni Telecare dhe në mënyrë që Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit të ofrojë shërbime në distancë, ne do të transmetojmë kategoritë e mëposhtme të të dhënave midis jush dhe Profesionistit tuaj të Kujdesit të Dëgjimit:

4.2.1 Mesazhet e bisedës dhe çdo transmetim video dhe audio midis jush dhe Profesionistit tuaj të Kujdesit të Dëgjimit.

4.2.2 Çdo vlerësim i kënaqësisë dhe mësimeve që i jepni Profesionistit tuaj të Kujdesit të Dëgjimit. Ju mund të paraqisni kënaqësinë tuaj me aparatet tuaja të dëgjimit dhe vlerësimet e mësimeve të dëgjimit në të cilat keni akses në Telecare.

Nëse Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit, gjatë një seance në distancë, bën ndryshime në konfigurimin e aparateve tuaja të dëgjimit, ne do të transmetojmë disa ose të gjitha të dhënat e mëposhtme:

4.2.3 Një kërkesë që shfaqet në Aplikacion dhe ju kërkon të miratoni që mund të krijohet një lidhje audio/video dhe se mund të kryhet një seancë në distancë.

4.2.4 Të dhëna për ju dhe humbjen tuaj të dëgjimit, duke përfshirë audiogramin tuaj, gjininë dhe moshën tuaj..

4.2.5 Të dhëna për aparatet tuaja të dëgjimit, duke përfshirë modelin dhe numrin serial.

4.2.6 Të dhënat në lidhje me përdorimin tuaj të aparateve të dëgjimit, duke përfshirë sa kohë i keni përdorur aparatet e dëgjimit dhe sa kohë keni shpenzuar në mjedise të ndryshme zanore.

4.2.7 Të dhëna rreth konfigurimeve të aparateve tuaja të dëgjimit, duke përfshirë ndryshimet në konfigurimet tuaja.

4.2.8 Të dhënat tuaja personale do të shoqërohen me një ID unike Telecare.

4.2.9 Baza ligjore për përpunimin tonë është pëlqimi juaj (neni 6(1)(a) dhe 9(2)(a) i GDPR).

Ju duhet të kontaktoni drejtpërdrejt me Profesionistit tuaj të Kujdesit të Dëgjimit nëse keni ndonjë pyetje se si përdoren të dhënat tuaja personale nga Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit. Pëlqimi në Aplikacion është që të transmetohen të dhënat tuaja vetëm midis jush dhe Profesionistit tuaj të Kujdesit të Dëgjimit. Përdorimi aktual i të dhënave nga Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit nuk mbulohet nga pëlqimi ose ky Njoftim i Privatësisë.

TË DHËNAT QË PËRPUNOHEN NËSE PËRDORNI TIPARIN E ASISTENTIT SIGNIA/ASISTIT REXTON

4.3 Në varësi të llojit të aparateve tuaja të dëgjimit dhe vendit ku ndodheni, Asistenti Signia ose Asisti Rexton (këtu e në vijim në këtë Seksion “Asistenti Dixhital”) mund të jenë të disponueshëm në Aplikacionin tuaj.

Asistenti Dixhital ju ofron mundësinë për të optimizuar më tej përvojën tuaj të dëgjimit duke sugjeruar rregullime të vogla të zërit në konfigurimet në aparatet tuaja të dëgjimit. Për më tepër, ai mund të ndihmojë gjithashtu kur keni pyetje se si të trajtoni aparatet tuaja të dëgjimit.

Me pëlqimin tuaj, ne do të përpunojmë kategoritë e mëposhtme të të dhënave me qëllim që t’ju mundësojmë të përdorni Asistentin Dixhital:

4.3.1 Kur aktivizoni dhe përdorni tiparet e Asistentit Dixhital në Aplikacion dhe zgjedhjet që bëni në dialogun me Asistentin Dixhital.

Nëse bëni rregullime në konfigurimin e aparateve tuaja të dëgjimit, ne do të përpunojmë më tej:

4.3.2 Të dhëna për humbjen tuaj të dëgjimit, duke përfshirë audiogramin, gjininë dhe moshën tuaj.

4.3.3 Të dhëna për aparatet tuaja të dëgjimit, duke përfshirë numrin serial dhe modelin.

4.3.4 Të dhënat në lidhje me përdorimin tuaj të aparateve tuaja të dëgjimit, duke përfshirë sa kohë keni përdorur aparatet tuaja të dëgjimit dhe sa kohë keni shpenzuar në mjedise të ndryshme zanore.

4.3.5 Të dhëna rreth konfigurimeve të aparateve tuaja të dëgjimit, duke përfshirë çdo rregullim që ju bëni në konfigurime.

4.3.6 Të dhënat tuaja personale do të shoqërohen me një ID unike të Asistentit Dixhital.

Për ta mbajtur Profesionistin tuaj të Kujdesit të Dëgjimit të përditësuar për rregullimet që keni bërë në konfigurimet në aparatet tuaja të dëgjimit, ne i vëmë gjithmonë të disponueshme dhe i ndajmë (nëse është e mundur) të dhënat e mëposhtme me Profesionistin tuaj të Kujdesit të Dëgjimit:

4.3.7 Çdo ndryshim në konfigurimet që keni aplikuar në aparatet tuaja të dëgjimit dhe problemin fillestar që keni përshkruar përmes zgjedhjeve që keni bërë në Asistentin Dixhital.

4.3.8 Baza ligjore për përpunimin dhe ndarjen tonë është pëlqimi juaj (neni 6(1)(a) dhe 9(2)(a) i GDPR).

Ju duhet të kontaktoni Profesionistin tuaj të Kujdesit të Dëgjimit nëse keni ndonjë pyetje rreth mënyrës sesi të dhënat, që ne i vëmë në dispozicion dhe i ndajmë, përdoren nga Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit. Pëlqimi në Aplikacion mbulon përdorimin tuaj të Asistentit Dixhital dhe shfaqjen e detyrueshme dhe ndarjen e të dhënave të sipërpërmendura te Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit. Përdorimi i këtyre të dhënave nga Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit nuk mbulohet nga ky pëlqim.

 

5. TË DHËNAT E PËRDORURA PËR QËLLIME KËRKIMORE DHE ZHVILLIMORE

5.1 Nëse lejohet në shtetin tuaj dhe vetëm me pëlqimin tuaj, ne do të mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja për qëllime kërkimore dhe zhvillimore, në mënyrë që të mund të bëjmë zgjidhje edhe më të mira për dëgjimin në të ardhmen.

Në këtë rast ne do të mbledhim dhe përdorim kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:

5.1.1 Të dhëna për humbjen tuaj të dëgjimit, duke përfshirë audiogramin, gjininë dhe moshën tuaj.

5.1.2 Të dhëna për aparatet tuaja të dëgjimit, duke përfshirë numrin serial dhe modelin, si dhe të dhëna për konfigurimet e aparateve tuaja të dëgjimit, duke përfshirë çdo ndryshim në konfigurim.

5.1.3 Të dhënat për përdorimin tuaj të aparateve të dëgjimit, duke përfshirë sa kohë përdorni aparatet e dëgjimit (koha e përdorimit), sa kohë keni kaluar duke folur dhe sa kohë keni kaluar në mjedise të ndryshme tingulli, p.sh. një mjedis i qetë ose i zhurmshëm (me ose pa njerëz që flasin).

5.1.4 Të dhëna për sa hapa keni ndërmarrë dhe sa aktiv jeni. Hapat dhe niveli i aktivitetit regjistrohen nga sensorët në aparatet tuaja të dëgjimit.

5.1.5 Të dhënat rreth Aplikacionit tuaj, duke përfshirë emrin e markës dhe versionin e Aplikacionit.

5.1.6 Të dhëna për përdorimin tuaj të Aplikacionit, duke përfshirë kohën kur keni aktivizuar dhe përdorur Aplikacionin, cilat faqe në Aplikacion keni parë dhe cilat tipare dhe si i keni përdorur ato.

5.1.7 Të dhënat për pajisjen tuaj celulare, duke përfshirë modelin dhe gjuhën e pajisjes tuaj celulare dhe vendin e përdorur.

5.1.8 Ne përdorim një ID për të ndërlidhur të dhënat për ju pasi nuk jemi të interesuar për emrin ose identitetin tuaj. Të gjitha të dhënat tuaja personale të mbledhura për qëllime kërkimore dhe zhvillimore do të shoqërohen me të njëjtin ID unik të Klientit, shihni gjithashtu seksionet 5.2.5 dhe 5.3.3.

5.1.9 Baza ligjore për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi juaj (neni 6(1)(a) dhe 9(2)(a) i GDPR).

Nëse keni dhënë pëlqimin në mënyrë specifike për përdorimin tonë të të dhënave tuaja nga Telecare dhe/ose Asistenti Signia/Asisti Rexton për qëllime kërkimore dhe zhvillimore, ne i referohemi Seksioneve 5.2-5.3 më poshtë, ku mund të lexoni më shumë rreth mënyrës se si ne i përpunojmë të dhënat tuaja të mbledhura nga këto tipare.

 

TË DHËNAT E PËRDORURA PËR QËLLIME KËRKIMORE DHE ZHVILLIMORE – TELECARE

5.2 Nëse lejohet në shtetin tuaj dhe vetëm me pëlqimin tuaj, ne do të mbledhim dhe përdorim të dhëna për përdorimin tuaj të Telecare për qëllime kërkimore dhe zhvillimore, në mënyrë që të mund të bëjmë zgjidhje edhe më të mira për dëgjimin në të ardhmen.

Në këtë rast ne do të mbledhim dhe përdorim kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:

5.2.1 Gjatësia, por jo përmbajtja, e çdo mesazhi bisede mes jush dhe Profesionistit tuaj të Kujdesit të Dëgjimit.

5.2.2 Çdo vlerësim i kënaqësisë dhe mësimeve, si dhe komente që i keni dhënë Profesionistit tuaj të Kujdesit të Dëgjimit.

5.2.3 do kërkesë që shfaqet në Aplikacion që kërkon që ju të miratoni që mund të krijohet një lidhje audio/video dhe se mund të kryhet një seancë në distancë.

5.2.4 Të dhëna rreth konfigurimeve në aparatet tuaja të dëgjimit, duke përfshirë çdo ndryshim në konfigurimin tuaj.

5.2.5 Ne përdorim një ID për të ndërlidhur të dhënat për ju pasi nuk jemi të interesuar për emrin ose identitetin tuaj. Të gjitha të dhënat tuaja personale të mbledhura për qëllime kërkimi dhe zhvillimi do të shoqërohen me të njëjtin ID unik të Klientit, shihni gjithashtu seksionet 5.1.8 dhe 5.3.3.

5.2.6 Baza ligjore për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi juaj (neni 6(1)(a) dhe 9(2)(a) i GDPR).

 

TË DHËNAT E PËRDORURA PËR QËLLIME KËRKIMORE DHE ZHVILLIMORE – ASISTENTI SIGNIA/ASISTI REXTON

5.3 Nëse lejohet në shtetin tuaj dhe vetëm me pëlqimin tuaj, ne do të mbledhim dhe përdorim të dhëna në lidhje me përdorimin tuaj të Asistenti Signia/Asisti Rexton (këtu e në vijim në këtë Seksion “Asistenti Dixhital”) për qëllime kërkimore dhe zhvillimore, në mënyrë që të mund të bëjmë edhe zgjidhje më të mira për dëgjimin në të ardhmen.

Në këtë rast ne do të mbledhim dhe përdorim kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:

5.3.1 Të dhënat në lidhje me përdorimin tuaj të tiparit së Asistentit Dixhital në Aplikacion, duke përfshirë kohën kur keni aktivizuar dhe përdorur Asistentin Dixhital, si dhe zgjedhjet që keni bërë në dialogun me Asistentin Dixhital.

5.3.2 Të dhëna rreth konfigurimeve në aparatet tuaja të dëgjimit, duke përfshirë çdo rregullim në konfigurimet e aplikuara nga ju nëpë rmjet Asistentit Dixhital.

5.3.3 Ne përdorim një ID për të ndërlidhur të dhënat për ju pasi nuk jemi të interesuar për emrin ose identitetin tuaj. Të gjitha të dhënat tuaja personale të mbledhura për qëllime kërkimore dhe zhvillimore do të shoqërohen me të njëjtin ID unik të Klientit, shihni gjithashtu Seksionet 5.1.8 dhe 5.2.5.

5.3.4 Baza ligjore për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi juaj (neni 6(1)(a) dhe 9(2)(a) i GDPR).

 

6. TË DHËNAT E SHPËRNDARA ME KONSULENTIN TUAJ HEAR.COM – E ZBATUESHME VETËM PËR PËRDORËSIT E APARATEVE TË DËGJIMIT HORIZON

6.1 Nëse përdorni Aplikacionin Horizon dhe aparate dëgjimi (të blera në Shtetet e Bashkuara), me pëlqimin tuaj, ne do të ndajmë disa të dhëna personale me Hear.com për të mundësuar konsulentin tuaj Hear.com që t’ju japë komente dhe të ndihmojë më tej me optimizimin e apartatit tuaj të dëgjimit. Të dhënat personale që ndajmë janë:

6.1.1 Për sa kohë i përdorni aparatet e dëgjimit (koha e veshjes) dhe numrat serial të aparatit tuaj të dëgjimit.

6.1.2 Baza ligjore për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi juaj (neni 6(1)(a) dhe 9(2)(a) i GDPR).

Ju duhet të kontaktoni konsulentin tuaj të Hear.com nëse keni ndonjë pyetje se si përdoren të dhënat tuaja personale nga konsulenti juaj. Pëlqimi në Aplikacion është një pëlqim vetëm për të ndarë të dhënat. Përdorimi aktual i të dhënave nga konsulenti juaj i Hear.com nuk mbulohet nga pëlqimi ose ky Njoftim i Privatësisë.

 

7. VENDNDODHJA

7.1 Në Aplikacion, ju kërkohet në mënyrë specifike të jepni akses e vendndodhjes për të çiftuar Aplikacionin me aparatet tuaja të dëgjimit. Vendndodhja e aktivizuar me GPS përpunohet vetëm në pajisjen tuaj celulare, jo nga WSA dhe përdoret vetëm për çiftimin e aparateve tuaja të dëgjimit.

 

8. SI I MBLEDHIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

8.1 Ne mbledhim të dhënat tuaja personale nga ju, pajisja juaj celulare, Aplikacioni, aparatet tuaja të dëgjimit dhe nga Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit. Më tej, për qëllime kërkimi dhe zhvillimi, shihni specifikisht Seksionin 5.1, ne mbledhim disa nga të dhënat tuaja personale nga softueri që kemi zhvilluar dhe që Profesionisti juaj i Kujdesit të Dëgjimit i përdor për të bërë ndryshime në konfigurimet e aparateve tuaja të dëgjimit. Ne mbledhim të dhëna nga ky softuer sa herë që keni një konsultë me Profesionistin tuaj të Kujdesit të Dëgjimit.

 

9. PËRPUNUESIT TONË TË TË DHËNAVE

9.1 Ne përdorim palë të treta për përpunimin e të dhënave personale. Ata përpunojnë sipas udhëzimeve tona të rrepta dhe për rrjedhojë, ata veprojnë si përpunuesit tanë të të dhënave. Ne përdorim përpunuesit e të dhënave si ofrues pritës dhe në lidhje me thirrjet audio/video të Telecare. Ne kemi lidhur marrëveshje për përpunimin e të dhënave që janë në përputhje me nenin 28 të GDPR me përpunuesit tanë të të dhënave për të siguruar që përpunuesit e të dhënave zbatojnë masat e duhura organizative dhe teknike të sigurisë në mënyrë të tillë që përpunimi të jetë në përputhje me kërkesat e GDPR dhe ligjeve të tjera në fuqi dhe të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave tuaja.

 

10. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE NË SHTETE që nuk kaNË nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale

10.1 Meqenëse WS Audiology Denmark A/S është themeluar brenda Bashkimit Europian, të dhënat tuaja personale do të përpunohen brenda Bashkimit Europian. Përveç kësaj, nëse jepni pëlqimin për mbledhjen tonë të të dhënave për qëllime kërkimi dhe zhvillimi, të dhënat e juaja personale do të transferohen në Singapor sepse kontrolluesi i tretë i të dhënave, Sivantos Pte. Ltd., është themeluar në Singapor. Të dhënat tuaja personale mund të transferohen gjithashtu te përpunuesit e të dhënave të vendosura jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (“ZEE”), duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian (“BE”), disa vende jashtë ZEE nuk garantojnë një “nivel të përshtatshëm të mbrojtjes” për përpunimin e të dhënave personale në përputhje me standardet e BE-së. Megjithatë, përpara se të kalojmë të dhënat, ne gjithmonë sigurojmë që marrësi i të dhënave tuaja personale të mbetet subjekt i një niveli mbrojtjeje të krahasueshme me atë që kërkohet nga ligjet e vendit tuaj (dhe në çdo rast, në përputhje me angazhimet tona në këtë Njoftimi të Privatësisë). Në mënyrë të veçantë sipas GDPR, ne sigurojmë që një marrës i tillë ose të ketë një nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave dhe që kërkesat e nenit 44 të GDPR janë plotësuar, p.sh. për shkak të një vendimi të përshtatshmërisë nga Komisioni i BE-së për vendin përkatës në përputhje me Nenin 45 të GDPR, ose që të ashtuquajturat klauzola kontraktuale standarde të BE-së të përgatitura nga Komisioni i BE-së janë rënë dakord me marrësin në përputhje me nenin 46 të GDPR.

Nëse keni nevojë për informacione të mëtejshme mbi transferimet e mësipërme të të dhënave, ju mund ta kërkoni atë nga ne – ju lutemi dërgoni kërkesën tuaj tek ne ose tek Zyrtari ynë për Mbrojtjen e të Dhënave (ZMD), siç është paraqitur më sipër në Seksionin 3.

 

11. RUAJTJA E TË DHËNAVE

11.1 Ne i ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat janë përpunuar të dhënat, duke përfshirë edhe për qëllimet e përmbushjes së çdo kërkese ligjore. Më poshtë kemi përshkruar periudhat specifike të ruajtjes për të dhënat tuaja personale.

TELECARE

11.2 Të dhënat personale që ne përpunojmë për t’ju mundësuar të përdorni Telecare, shihni Seksionin 4.2, transmetohen vetëm midis jush dhe Profesionistit(ëve) tuaj të Kujdesit të Dëgjimit. Ne nuk ruajmë asnjë nga këto të dhëna personale.

ASISTENTI SIGNIA/ASISTI REXTON

11.3       Të dhënat personale që ne përpunojmë për t’ju mundësuar të përdorni Asistenti Signia/Asisti Rexton, shih Seksionin 4.3, nuk ruhen, përveç të dhënave që ne i vëmë në dispozicion Profesionistit tuaj të Kujdesit të Dëgjimit, shihni Seksionin 4.3.7. Ne i ruajmë këto të dhëna për 5 vjet nga mbledhja për të përshtatur përdorimin e Profesionistit tuaj të Kujdesit të Dëgjimit. Më pas ato fshihen ose anonimizohen.

QËLLIMET KËRKIMORE DHE ZHVILLIMORE

11.4       Të dhënat personale që mbledhim dhe përdorim për qëllime të Kërkimit dhe Zhvillimit, shih Seksionet 5.1-5.3, ruhen për 5 vjet. Më pas ato fshihen ose anonimizohen.

 

12. TË DREJTAT TUAJA

Mund të na kontaktoni në çdo kohë. Ju mund të tërhiqni çdo pëlqim që na keni dhënë në çdo kohë. Aplikacioni ynë ofron një mënyrë të thjeshtë për ta bërë këtë.

Ju gjithashtu keni një ose më shumë nga të drejtat e mëposhtme:

  • Ju keni të drejtë të merrni informacion rreth mënyrës se si ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale, si dhe të merrni një kopje të të dhënave që mbajmë për ju (neni 15 i GDPR).
  • Ju keni të drejtë të na kërkoni të korrigjojmë çdo informacion të paplotë ose të pasaktë që ruajmë për ju (neni 16 i GDPR).
  • Ju keni të drejtë të na kërkoni të fshijmë të dhënat tuaja kur nuk ka asnjë arsye të mirë që ne t’i mbajmë më ato. Në masën që ne kemi nevojë t’i mbajmë të dhënat tuaja, për shembull në mënyrë që ne të përmbushim detyrimet tona ligjore ose që kërkesat ligjore të vendosen, zbatohen ose mbrohen, ne nuk jemi të detyruar të fshijmë të dhënat tuaja personale (neni 17 i GDPR).
  • Ju mund të keni të drejtën të na kërkoni të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale. Kjo ju mundëson të na kërkoni të pezullojmë përpunimin tonë, për shembull nëse dëshironi që ne të përcaktojmë saktësinë e tij ose arsyen e përpunimit të tij (neni 18 i GDPR).
  • Ju mund të keni të drejtën të merrni të dhënat personale që na keni dhënë në një format të strukturuar, të zakonshëm dhe të lexueshëm nga makineri (“transportueshmëria e të dhënave”) dhe të drejtën që këto të dhëna t’i transmetohen një personi tjetër përgjegjës (kontrollues) nëse kërkohesat në nenin 20 (1) të GDPR ose ligjeve të tjera të zbatueshme janë të pranishme.

Nëse besoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave, ju gjithashtu keni të drejtën sipas nenit 77 të GDPR për t’u ankuar tek një autoritet mbikëqyrës i mbrojtjes së të dhënave sipas dëshirës suaj. Kjo përfshin gjithashtu autoritetin mbikëqyrës të mbrojtjes së të dhënave përgjegjëse për ne:

Autoriteti Mbikëqyrës i Mbrojtjes së të Dhënave përgjegjës për WS Audiology Denmark A/S:

 

Datatilsynet
Carl Jacobsens Vej 35
2500 Valby
Danimarkë
Tlf. +45 33 19 32 00
dt@datatilsynet.dk

 

Autoriteti Mbikëqyrës i Mbrojtjes së të Dhënave përgjegjës për Sivantos GmbH:

Bayerisches Landesamt für Datenschutzaufsicht [në shqip: Zyra Shtetërore Bavareze për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Dhënave]
Promenade 18
91522 Ansbach
Gjermani
Telefon: +49 (0) 981 180093-0
Telefaks: +49 (0) 981 180093-800
Faqja e internetit: poststelle@lda.bayern.de

Autoriteti Mbikëqyrës i Mbrojtjes së të Dhënave përgjegjës për Sivantos Pte. Ltd.:

Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
10 Pasir Panjang Road
#03-01 Mapletree Business City
Singapor 117438
Telefon: +65 6377 3131
Telefaks: +65 65773888
Faqja e internetit: https://www.pdpc.gov.sg/

REZIDENTET INDIANË

Për ankesat në lidhje me Parimet e të Dhënave në Indi, ju keni të drejtën e zgjidhjes së ankesave me WSA në lidhje me çdo veprim ose mosveprim, kryerjen e detyrimeve ose ushtrimin e të drejtave sipas ligjit në fuqi. Për të drejtat tuaja, ju mund të kontaktoni ZMD-në tonë nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me përpunimin e informacionit tuaj personal, shihni Seksionin 3 në Njoftimin e Privatësisë. Ne përpiqemi t’i adresojmë të gjitha këto kërkesa në kohën e duhur dhe brenda 30 ditëve.

Pasi të keni shteruar zgjidhjen e ankesave tuaja me WSA, ju keni të drejtë të nisni një ankesë me Bordin e Mbrojtjes së të Dhënave të Indisë sipas ligjit në fuqi.

REZIDENTET KANADEZË

Nëse informacioni juaj personal është mbledhur në Kanada, ju lutemi vini re aspektet e mëposhtme shtesë rreth mënyrës se si ne i përpunojmë informacionet tuaja personale:

Për të drejtat tuaja, duke përfshirë ato që lidhen me aksesin, korrigjimin dhe fshirjen, ju mund të kontaktoni ZMD-në tonë nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me përpunimin e informacionit tuaj personal, shihni Seksionin 3 në Njoftimin e Privatësisë. Ne përpiqemi t’i adresojmë të gjitha këto kërkesa në kohën e duhur. Nëse ndodheni në provincën e Quebec, ne duhet t’i përgjigjemi kërkesës suaj për akses ose korrigjim menjëherë dhe jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së kërkesës suaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen tonë, ose dëshironi të bëni një ankesë zyrtare, mund të kontaktoni gjithmonë Zyrën e Komisionerit të Privatësisë së Kanadasë në numrin 1-800-282-1376 (pa pagesë) ose me postë të rregullt: Zyra e Komisionerit të Privatësisë së Kanadasë, 30 Street Victoria, Gatineau, QC K1A 1H3. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Zyrën e Komisionerit të Privatësisë në provincat e Kolumbisë Britanike dhe Albertës ose Commission d’accàs à l’information [në shqip: Komisioni i aksesit të informacionit] në provincën e Quebec, sipas rastit.

 

REZIDENTË TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Ky seksion ofron zbulime shtesë që zbatohen vetëm për rezidentët e Shteteve të Bashkuara.

Të dhënat Personale që Ne Mbledhim. Seksionet 4-6 të Njoftimit të Privatësisë përshkruajnë kategoritë e të dhënave personale që kemi mbledhur nga konsumatorët brenda dymbëdhjetë (12) muajve të fundit. Rezidentët e Kalifornisë, ju lutemi vini re se kjo përfshin llojet e mëposhtme të “informacioneve personale” të përshkruara sipas ligjit të Kalifornisë:

  • Identifikuesit dhe informacionet personale të identifikuara në Statutin e Regjistrimeve të Konsumatorit të Kalifornisë, duke përfshirë adresën IP, identifikuesit e brendshëm unikë;
  • Informacioni tregtar, si aparatet e dëgjimit dhe shërbimet që keni blerë, marrë ose keni menduar të merrni;
  • Informacione audio, elektronike, vizuale ose të ngjashme, të tilla si testet e dëgjimit dhe ndryshimet në aparatet tuaja të dëgjimit të kryera nëpërmjet Aplikacionit tonë;
  • Informacione sensitive personale, të tilla si të dhënat e lidhura me shëndetin të përshkruara më poshtë, dhe përmbajtja e disa komunikimeve me palët e treta në të cilat mund të angazhoheni nëpërmjet Aplikacionit tonë;
  • Të dhënat e Vendndodhjes Gjeografike – mund të mundësoni Aplikacionin tonë të mbledhë vendndodhjen tuaj (nëse e bëni këtë, ju lutemi vini re se përdoret vetëm për çiftimin e aparateve të dëgjimit dhe mund ta çaktivizoni çiftimin në çdo kohë tek parametrat e pajisjes tuaj);
  • Internet ose informacione të tjera të aktiviitetit të rrjetit elektronik, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, historikun e shfletimit, historikun e kërkimit dhe informacionin në lidhje me ndërveprimin tuaj me Aplikacionin tonë.
  • Konkluzione të nxjerra nga informacioni i listuar më sipër.

 

Nëse jeni rezident në një shtet që ka miratuar një statut të privatësisë së të dhënave shëndetësore, ju lutemi vini re se të dhënat personale që mbledhim mund të përmbajnë llojet e mëposhtme të të dhënave për shëndetin e konsumatorit:

  • Kushtet shëndetësore, trajtimi dhe diagnostikimi, duke përfshirë ato që lidhen me humbjen e dëgjimit ose dëmtimin e dëgjimit;
  • Ndërhyrjet mjekësore, si ato që lidhen me aparatet e dëgjimit;
  • Procedura në lidhje me shëndetin;
  • Funksionet e dëgjimit, shenjat jetike, simptomat ose masat e mësipërme;
  • Diagnoza ose testime ose trajtime diagnostikuese.

 

10.2. Burimet e të Dhënave Personale.  Ne i marrim të dhënat personale të përshkruara në këtë Njoftim të Privatësisë (a) drejtpërdrejt nga ju, (b) nga aparatet juaja të dëgjimit dhe ndërveprimet tuaja me aplikacionin tonë, (c) nga palët e treta, duke përfshirë Profesionistët e Kujdesit të Dëgjimit, sistemet operative dhe platformat.

10.3. Përdorimi i të Dhënave Personale.  Seksionet 4-6 në Njoftimin e Privatësisë përshkruajnë qëllimet e biznesit dhe qëllimet komerciale për të cilat ne mbledhim të dhëna personale dhe si i përdorim të dhënat personale.

10.4. Zbulimi i të Dhënave Personale; Asnjë Reklamim i Synuar.  Seksionet 4-6 në Njoftimin e Privatësisë përshkruajnë kategoritë e palëve të treta (përpunuesit) me të cilët ne ndajmë informacionin personal. Ju lutemi vini re::

  • Të gjitha të dhënat personale mund të zbulohen për qëllime biznesi: e zbulojmë të gjitha ose në thelb të gjitha të dhënat personale të përshkruara në këtë Njoftim të Privatësisë me të gjitha kategoritë e palëve të treta të identifikuara në këtë Njoftim të Privatësisë për qëllimet tona të biznesit.
  • Asnjë “shitje” të të dhënave personale apo reklama të synuara. Ne nuk “shesim” të dhëna personale siç përcaktohen nga ligjet e SHBA-së për privatësinë. Ne gjithashtu nuk ndajmë të dhëna personale për reklama të synuara. Ne gjithashtu nuk lejojmë që palët e treta t’ju drejtojnë reklama gjatë përdorimit të aplikacionit bazuar në aktivitetin tuaj me kalimin e kohës dhe në faqet e ndryshme të internetit ose shërbimet në internet.

10.5. Të drejtat Tuaja të Privatësisë.  Ju mund të ushtroni të drejtat e renditura në Seksionin 12 në Njoftimin e Privatësisë. Për të ushtruar të drejtat tuaja, mund të na kontaktoni si më poshtë:

  • Na dërgoni një email në adresën privacy@wsa.com
  • Na telefononi në numrin +1 888 857 5754

Rezidentët e disa shteteve të caktuara të SHBA-së mund të zgjedhin t’i ushtrojnë vetë të drejtat e tyre, ose që një agjent i autorizuar të paraqesë kërkesa në emër të tyre. Nëse përdorni një agjent të autorizuar, ne mund të verifikojmë identitetin tuaj, identitetin e agjentit tuaj, tagrat e agjentit tuaj për të vepruar në emrin tuaj ose çdo çështje tjetër të lejuar me ligj.

Në disa shtete të caktuara të SHBA-së, ju mund të keni të drejtën të ushtrimit të ankimit për sa i përket përgjigjes sonë ndaj kërkesave tuaja për të drejtat tuaja. Në këtë rast, ne do t’ju informojmë në përgjigjen tonë ndaj kërkesës suaj se si të ushtroni të drejtën tuaj për ankim.